Sërish grafite fyese ndaj Presidentes

0

Janë rishfaqur në muret e ndërtesave të kryeqytetit grafitet fyese ndaj presidentes Atifete Jahjaga.

Grafitet janë bërë në murin e një ndërtese prapa shtatores së “Zahir Pajazitit”, rruga që çon kah Fakulteti Ekonomik.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të dyshuar apo të arrestuar përë këtë rast.
Dje RRGGK ndërmori një aksion për ngjyrosjen e murit ku ishte shfaqur grafiti i “artistit” të panjohur, që e shpërfaqte presidenten në një pozitë të pafavorshme. Më pas, në po të njëjtën hapësirë, gratë e këtij rrjeti shkruan parullën #Me Presidenten.

Grafitet fyese sot i ka dënuar Qeveria e Kosovës, kryeparlamentari Veseli, dhe subjekte e individë nga spektri i ndryshëm politik, përfshirë edhe të tillë nga partitë opozitare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here