Sërish Franca pëson një atentat terrorist (foto)

0

Një person është vrarë sot në një sulm pranë qytetit Lion të Francës. Viktima është gjetur më kokë të prerë.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.

media_l_7826682

“Individi i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi është arrestuar dhe identifikuar”, ka thënë Hollande.

Bëhet fjalë për Yassin Salihi,30 vjeçar,baba i 3 fëmijëve.Ai akuzohet se ka përplasur kamionin në një fabrikë gazi “Seveso” afër qytetit Lion,ndërsa është gjetur edhe trupi i një viktime pa kokë.

Koka e prerë e viktimës është gjetur pranë portës së kësaj fabrike, e mbështjellur me një mbulesë me mbishkrime në gjuhën arabe.

Ngjarja e sotme vjen gati gjashtë muaj pas sulmeve terroriste në dhe përreth Paristit, të cilat kanë lënë të vrarë 17 njerëz.

media_xll_7826818

Yassin Salihi ka qenë i përcjellur nga shërbimi inteligjent i Francës që nga viti 2006 por hetimet mbi të janë ndalur në vitin 2008.Një nga mediat franceze ka arritur të kontaktoj bashkëshorten e të dyshuarit e cila është shprehur se bashkëshorti i saj ka dal në punë ku punonte si shofer kamioni,që nga ora 7 e mëngjesit dhe nuk është kthyer më.Ajo e priste të kthehej në shtëpi pasdite.”Nga të afërmit jam njoftuar që të shikoj televizorin,dhe nga aty kam marrë vesh ngjarjet që ndodhën sot.Unë po ndihem shumë keq dhe zemra do të më ndalet”,thotë bashkëshortja e të dyshuarit.-përcjellë portali Online.

Policia franceze ka edhe të dyshuarin e dytë i cili,sipas autoriteteve ka shërbyer si “vëzhgues” i terenit në fabrikën në të cilën ndodhi atentati.

media_xll_7826888

Policia franceze po heton rastin dhe pistat janë të hapura pasiqë vetura e cila hyri në fabrikë kishte autorizim për hyrje,e kjo len dyshime për implikime tjera në atentatin e Lionit, muaj pas atentatit të njohur Charlie-Hebdo në Paris./Online

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here