Serbi:Aksion i madh policor kundër krimit të organizuar

0

Autoritetet e shtetit serb kanë arrestuar 29 policë, 9 doganierë dhe një qytetar.

Kundër të arrestuarve është ngritur akuzë penale për krim të organizuar, pasi që dyshohet se gjatë 15 muajve të fundit ata kishin kryer krime siç janë: pjesëmarrje në krime, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe mitmarrje.
Policët dhe doganierët e dyshuar në një periudhë të gjatë kohore në vendkalimin kufitar Baqki Breg afër Somborit, si anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, nuk kishin ndërmarrë kurrfarë masa parandaluese për kontrabandë dhe krime tjera gjatë orarit të tyre të punës, por përkundrazi kishin marrë të holla dhe dhurata për vete dhe anëtarët e tjerë të grupit, transmeton lajmi.net.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here