Serbia shpërblen me heqje vizash dy shtete që tërhoqën njohjen e Kosovës

0

Serbia ka vendosur t`i shpërblejë dy shtete për vendimin e tyre për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

Qeveria e Serbisë ka marrë vendim për heqjen e vizave për hyrje në Serbi për shtetasit e Shën Kits e Nevis dhe Republikës së Palaut, është bërë e ditur në edicionin e ri të gazetës zyrtare.

Shtetasit e këtyre dy vendeve mund të hyjnë dhe qëndrojnë në territorin e Serbisë deri në 90 ditë nga data e hyrjes, në periudhë prej 180 ditësh. Vendimi është marrë më 18 janar.

Heqja e vizave për ta ka lidhje me çështjen e Kosovës pas lajmit të fundit se Republika e Palaut ka tërhequr njohjen e Kosovës një ditë pasi kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq kishte deklaruar se: “Të hënën një shtet i ri do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Daçiq deri më sot nuk e ka konfirmuar e as mohuar se bëhet fjalë për Palauin. Sipas informacioneve të tij, Prishtina tashmë i është drejtuar Palauit me një notë proteste për tërheqjen e njohjes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here