Serbia po përgatitë atentate në Kosovë që t’i fajësojë shqiptarët

0

Sipas burimeve të RTK, organet shtetërore të Serbisë kanë përgatitur shkaktimin e incidenteve në Kosovë.

Serbia nëpërmjet organeve të saj ka përgatitur incidente në mesin e komunitetit serb, me qëllim të fajësimit të shqiptarëve dhe destabilizim të rajonit. E gjithë kjo pas alarmit në Serbi për shkak të votimit në Kuvend për formimin e ushtrisë së Kosovës.

Shërbimet sekrete serbe, sipas RTK, kanë shtuar përpjekjet për shkaktimin e incidenteve në Kosovë, pas formimit të ushtrisë së Kosovës. Këtë e vërteton edhe fakti i komunikimit të një zyrtari serb të strukturave të sigurisë me familjen e tij, ku iu ka thënë që të mos dalin në vende ku ka shumë njerëz sepse së shpejti mund të ndodh një rast i ngjashëm si ai i ‘Panda’ para disa vjetëve, ku u vranë disa të rinj serbë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here