Serbia notë proteste ambasadorit shqiptar

0

Menjëherë pas incidentit ku u sulmua me gurë ekipi kombëtar serb në Tiranë, Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka notë proteste.

Edhe pse për sigurinë e kombëtares serbe janë angazhuar qindra forca të Policisë së Shtetit, autobusi me të cilin po udhëtonte ekipi serb u qëllua me gurë. Për këtë Serbia ka shprehur zyrtarisht rezervat e saj:

“Pavarësisht faktit se kjo është një ndeshje me resk të lartë, incidenti dëshmon neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente në Shqipëri për organizimin e ndeshjes së futbollit”, thuhet në komunikatë.

Serbia kërkon zbulimin dhe ndëshkimin e organizatorëve të këtij incidenti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here