Serbia ndalon zv.ministrin Stankoviq, reagon Haradinaj

0

Sot në pikën kufitare në Merdare është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës që është edhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankoviq.

Sipas informacioneve Stankoviq është marrë në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Lidhur me rastin ka reaguar kryeministri Ramush Haradinaj i cili i ka ftuar autoritetet serbe që të ndalojnë këto praktika të presionit ndaj qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë.

Postimi i plotë i Ramush Haradinajt:

Vazhdojnë provokimet dhe qasja jokonstruktive e shtetit serb ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Sot në pikën kufitare në Merdare, është ndaluar nënkryetari i Partisë Liberale të serbëve të Kosovës si dhe zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Boban Stankovic. Ai po mbahet nga zyrtarët policorë serb pa asnjë arsye dhe në bazë të informacioneve që kemi ai po merret në pyetje nga zyrtarë të BIA-së serbe.

Ftojmë autoritetet serbe që të ndalojnë praktikat tilla të presionit ndaj qytetarëve serb, të cilët duan ta ndërtojnë jetën e tyre në Republikën e Kosovës. Kosova është shtet i gjithë qytetarëve të saj dhe ne nuk do të pranojmë që në këtë formë të frikësohen qytetarët tanë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here