Serbia me ide se si të pengojë rrugën e Kosovës drejt FIFA-s e UEFA-s

0

Federata e Futbollit e Serbisë (FFS) i ka ftuar 12 federata të rajonit dhe më gjerë për të marrë një qëndrim të përbashkët mbi ngjarjet në konfederatën evropiane të futbollit UEFA dhe atë botërore FIFA, shkruan sot Koha Ditore, transmeton Express.

Takimin me kryetarët dhe sekretarët e përgjithshëm, që do të mbahet në fund të muajit janar të vitit të ardhshëm, e ka organizuar presidenti i Federatës serbe të futbollit, Tomisllav Karaxhiq.

Në këtë takim do të mungojë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), mirëpo mund të jetë një prej pikave të rendit të ditës për diskutim.

Zyrtarë të FFK-së thonë se Serbia mund ta shfrytëzojë këtë takim për lobim kundër Kosovës, për pranimin e së cilës pritet të votohet në pranverën e vitit të ardhshëm.

Karaxhiq ka thënë se në rast se do të ketë mbështetjen edhe të Sllovenisë, Hungarisë, Izraelit e Lituanisë, atëherë do të krijohej një bllok i fuqishëm dhe me ndikim në vendimet e ardhshme në UEFA dhe FIFA.

Madje, ai këtë bllok e ka quajtur “një UEFA të vogël brenda UEFA-s”. Një bllok për qejfin e Karaxhiqit, do të mund të dëmtonte edhe procesin e Kosovës për anëtarësim në UEFA.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here