Serbia imponon 4 amendamente për Kosovën në Raportin e Këshillit të Evropës

0

Të enjten në rend dite në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të diskutohet dhe votohet draftrezoluta me titull: “Situata në Kosovë dhe roli i Këshillit të Evropës”.

Paraprakisht draftrezoluta e hartuar nga deputeti spanjoll, Agustin Conde, është votuar në Komisionin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, shkruan sot Koha Ditore.

Serbia vazhdon të luajë rol të rëndësishëm edhe kur bëhet fjalë për hartimin e raporteve të cilat Kosova obligohet t’i zbatojë. Me propozimin e delegacionit serb draftrezolutës i janë shtuar katër amendamente. Kosova është treguar e pafuqishme t’i bllokojë këto propozime.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here