Serbia i kërkon llogari Greqisë për qëndrimin ndaj çështjes së Kosovës

0

Daçiq ka thënë se është i vetëdijshëm se Greqia po përballet me presion të madh për të njohur Kosovën, por ka thënë se shpreson që kjo nuk do të ndodhë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia i ka dërguar një kërkesë Ministrisë Jashtme të Greqisë ku i janë kërkuar shpjegime për qëndrimin që ka shprehur diplomati grek gjatë qëndrimit në Kosovë se vendi i tij do ta ndihmojë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.-njofton RTK.

“I kemi bërë kërkesë Ministrisë së Jashtme të Greqisë që të qartësojë qëndrimet e ministrit Kotzias. Pres që përkundër presioneve të shumta që po i bëhen Greqisë për ta ndërruar qëndrimin rreth mosnjohjes së pavarësisë së njëanshme, të mos ndryshojë”, ka thënë ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq.

Daçiq ka thënë se është i vetëdijshëm se Greqia po përballet me presion të madh për të njohur Kosovën, por ka thënë se shpreson që kjo nuk do të ndodhë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here