Serbia humbë 50 mijë banorë në vit

0

Demografët serb brengosen se numri i popullatës në shtetin e tyre po bije për çdo vit për rreth 50 mijë banorë. Kjo sipas tyre është një luks i madh për një shtet me popullatë relativisht të vogël siq është Serbia. “Serbia është një ndër shtetet e rralla e cila përballet me zvogëlimin e numrit të banorëve”, ka thënë demografi Vlladimir Nikitoviq në Beograd. Ai ka theksuar se një trend i tillë pritet në 20-30 vitet e ardhshme edhe në Evropë dhe se është fjala për prces global. Ky demograf serb ka tërhequr vërejtjen se rritja e kostos së jetës ka bërë që njerëzit në Serbi gjithnjë e më vështirë të futen në lidhje martesore ndërkohë që femrat gjithnjë e më vonë vendosin të lindin. Ai ka vequar se në Serbi një e katërta e fëmijëve lindin jashtë marrëdhënjeve martesore. Nikitoviq ka theksuar se në 20 vitet e fundit shteti ka ndërmarrë masa për ndihmë ekonomike në përpjekje të ruajtjes së popullatës pasi grave u mundëson përfitimin e benificioneve gjatë 12 muajëve pas lindjes. Ndihma në dy vitet e para për fëmijën e dytë ekziston poashtu dhe kjo sipas tij nuk është pak për shtetin pasi kjo përbën 1.4 për qind të brutoproduktit shoqëror. Statistikat tregojnë se çdo e dyta familje në Serbi e ka vetëm një fëmijë, derisa 1.1 për qind e familjeve kanë më shumë se 3 fëmijë.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here