Serbia e gatshme për të zvogëluar ndërvarësinë nga gazi rus dhe për të ofruar mbështetje për rrjetet energjetike nga SHBA

0

Gjatë vizitës në Shqipëri, Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç njoftoi një kthesë politike duke deklaruar se vendi i tij është i gatshëm të pranojë thirrjet e Shteteve të Bashkuara për të zvogëluar ndërvarësinë nga gazi rus dhe për të ofruar mbështetje për një tubacion të mbështetur nga SHBA për të sjellë në Evropë naftën e Azerbajxhianit.
Gjatë një interviste për agjencinë Associated Press, Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, u shpreh se vendi i tij është i gatshëm të mbështesë diversifikimin e burimeve energjitike, që është një aspekt i rëndësishëm edhe për SHBA-në.
Shtetet e Bashkuara i kanë inkurajuar vendet e Ballkanit të mbështesin projektin Trans-Adriatik, që do të sjellë naftë nga Azerbajxhani drejt Italisë, dhe të mos mbështesin një projekt për transportimin e naftës ruse nëpërmjet Turqisë. Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se përdor naftën si një mjet për të rritur influencën politike mbi vende si Serbia. Serbia, është aleate tradicionale e Rusisë, por njëkohësisht dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian
“Nuk ka lidhje me balancat. Synimi ynë strategjik është rrugëtimi ynë drejt BE-së. Sigurisht, duam që edhe të ruajmë marrëdhënie të mira me Rusinë, por qëllimi ynë është BE-ja, dhe këto nuk shërbejnë si kundërpeshë për njëra-tjetrën. Pra ne e dimë rrugën tonë, por nuk dëshirojmë të krijojmë përplasje me miqtë tanë tradicionalë,” thotë zoti Vucic.
Serbia ka shprehur më parë interesim për projektin e mbështetur nga Moska, të quajtur Turkish Stream. Ofrimi i mbështetjes tashmë për një tubacion të mbështetur nga SHBA, është një ndryshim kryesor politikash që nuk do të shihet me sy të mirë nga Moska. Në mesin e krizës me Perëndimin për Ukrainën, Rusia anulloi vjet planet për ndërtimin e një tjetër naftësjellësi përmes Evropës Jugore, i cili do të kalonte dhe përmes Serbisë.
Serbia nuk ka pranuar t’u bashkohet sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, dhe disa zyrtarë perëndimorë i kanë bërë thirrje Serbisë të vendosë se në ç’drejtim dëshiron të shkojë, më afër Rusisë apo BE-së. Duke përforcuar qëndrimin e vendit të tij drejt BE-së, zoti Vucic shton se:
“Është diçka e vërtetë dhe që ne nuk e fshehim, as këtu dhe as në Moskë. Është diçka tepër e ndershme për t’u thënë, dhe që madje unë e kam thënë hapur edhe përpara Vladimir Putinit në një konferencë për shtyp. Nuk besoj se mund të gjeni dikë tjetër që e ka bërë këtë gjë.”
Kryeministri serb vlerëson gjithashtu rolin amerikan në këtë rrugëtim të vendit të tij.
“Uashingtoni është gjithashtu jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe shpresojmë se do të mbështesë rrugëtimin tonë drejt BE-së dhe reformat tona ekonomike, që janë shumë të rëndësishme për vendin, si dhe për krijimin e një klime më të mirë biznesi, ç’ka do të thotë për investitorë më të mëdhenj amerikanë të pranishëm në Serbi.”
Këto komente të zotit Vucic u bënë në Tiranë, gjatë vizitës së parë të një kryeministri serb në Shqipëri. Zoti Vucic pritet të vizitojë Uashingtonin në fillim të muajit qershor për të zhvilluar bisedime me zyrtarët amerikanë.
I pyetur në lidhje me deklaratën që ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi bëri në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se do të padisë Serbinë për gjenocid, Mustafa u shpreh se lufta me Serbinë ka qenë e padrejtë. “Ka qenë një iniciative, ka ndodh një gjë që ka përmasa të gjenocidit. Ka ndodh një luftë e padrejtë. Ne duhet të kërkojmë përgjegjësi nga Serbia”, tha shefi i qeverisë së Kosovës.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here