Serbia e do BE-në, Rusia nuk na përzihet, i thotë Ivica Daçiç, sekretarit John Kerry

0

“Ne do të shkojmë drejt Bashkimit Evropian, marrëdhëniet tona tradicionale miqësore me Rusinë nuk kanë absolutisht asnjë lidhje me drejtimin strategjik të vendit tonë, ne duam që të jemi anëtar të BE-së, dhe ky angazhim nuk është vënë në pikëpyetje, dhe nuk ka kurrfarë presioni nga ana e Rusisë “, ka deklaruar t’i ketë thënë sekretarit të shtetit të SHBA-ve John Kerry, ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, transmeton B92. Sekretari Kerry sipas ministrit Daçiç ka thënë se është i vetdijshëm se pozicioni i Serbisë është shumë i ndryshëm prej të tjerëve dhe se SHBA-të do të vazhdojnë bashkpunimin me Serbinë. “Ai e mbështeti politikën e Qeverisë së Serbisë, reformat dhe në këtë mënyrë vuri në dukje se SHBA-të duan marrëdhënie të mira me Serbinë”, është cituar deklarata e ministrit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, që e ka transmetuar kjo ministri. Aty është theksuar se Daçiç ka dhënë garancione se Serbia do të jetë ndërmjetësi objektiv dhe i sinqertë në deeskalimin e krizave të ndryshme që ekzistojnë në zonën e OSBE-së. Ai ka shprehur kënaqësinë për faktin se, në një bisedë me Sekretarin e Shtetit të SHBA John Kerry, ka marrë garancione se Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbështetje të plotë për presidencën serbe të OSBE-së. “Natyrisht ne të gjithë i theksojmë problemet e mëdha më të cilat OSBE përballet momentalisht, veçanërisht kur është fjala për krizën në Ukrainë. Rrjedhimisht, pritjet nga Serbia janë shumë të mëdha, por kjo është një mundësi për Serbinë që të nxjerrë në pah dhe të nënvizoi pozitën e saj në drejtim të ndryshimit të pozicionit ndërkombëtar të Serbisë, si dhe të dëshmohet si partner serioz në skenën politike,” ka thënë Daçiç pas takimit. “E njoftova sekretarin Kerry me të gjitha aktivitetet e Qeverisë së Serbisë, rreth integrimeve evropiane, reformave ekonomike, si dhe rreth faktit se Serbia është një faktor shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për atë se ne duam marrëdhënieve partnere me Shtetet e Bashkuara,” ka thënë Daçiç. Ministri i jashtëm serb ka shfaqur shpresën se John Kerry do ta vzitojë Serbinë gjatë seancës së Këshillit të Ministrave të OSBE-së në dhjetor në Beograd, është theksuar në njoftimin e Ministrisë së Jashtme serbe. Ministri i Jashtëm serb, gjatë vizitës së tij në SHBA, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, ka marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, është takuar edhe me ministrat e jashtëm të Kinës, Rusisë dhe Ukrainës, me të cilët ka diskutuar edhe për marrëdhëniet bilaterale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here