Serbia dhe Mali i Zi i shesin armë Al-Kaidës

0

Armë nga Serbija, po përfundojnë në duar të grupit terroristë, AL-Kaida, të cilat po vijnë përmes kompanisë që ka selinë në Serbi dhe Mal të Zi. Kjo ka bërë që Kombet e Bashkuara,përmes përfaqësuesit të çështjes së Libisë Sajmon Dilovej  të kërkojnë nga shteti i Serbisë, që të hulumtojë lidhur me këtë çështje.

Thuhet se OKB, ka kërkuar Milan Milanoviq, përfaqësues i Serbisë në OKB, që të mbledh informacione për kompaninë e armëve në Serbi, me emrin”Tehnoremont”.-shkruan B92 dhe përcjellë Portali Online.

Nga Milanoviq është kërkuar që të shikojë nëse ‘”Tehnoremont” ka nënshkuar ndonjë kontratë me blerësin  Khaled Sharif, i cili si nënkryetar i një dege të Al-Kaidës, ka qenë i burgosur nga forcat amerikane në Afganistan.”Nëse është nënshkruar një kontratë në mes tyre,ne duhet ta kemi atë dokument”,precizon në kërkesën e tij përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara.

Ndër të tjera nga OKB kërkohet se në rast të vërtetimit se kompania serbe ka një kontratë të tillë,duhet pasur të gjitha provat në dispozicion;mënyra e transportit të armatimit,llojet,mënyra e pagesës,xhirollogaritë.

Përveç kompanisë serbe “Tehnoremont”,dyshohet edhe në një kompani malazeze “MDI” që është e implikuar në shitjen e armëve organizatës terroriste Al-Kaida,kompani e cila dyshohet që edhe më herët ka bërë tregti me armë në tregun e zi./Online/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here