Serbia destabilizuese e Ballkanit, rasti i Kosovës

0

FEHMI RAMA

Serbia për më shumë së një shekull prodhoj urrejtje, hakmarrje, tension, konflikt armiqësi dhe luftëra. Ky shtet ndërhyri për herë të parë kundër shqiptarëve në vitet e krizës lindore 1878-79,duke pushtuar Sanxhakun e Nishit të banuar më shumicë shqiptare. Nga ky sanxhak u zbrazen mbi gjashtëqind fshatra të banuara me shqiptar,dhe u konolizuan me serb. Kjo gëlltitje e territorëve shqiptare vazhdoj në Luftën e Parë Ballkanike (1912-1913),nën petkun e çlirimit të Ballkanit nga perandoria Osmane, më këtë rast Serbia aneksoi territoret shqiptare të Vilajetit të Kosovës (Kosovën dhe Maqedoninë e sotme). Kosova nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (1918-1941) Me vendimet e konferencës së Versajës 1919-1920, Kosova dhe trevat e tjera të aneksuara më parë Serbisë dhe Malit të Zi u përfshinë në Mbretërinë SKS të krijuara në vitin 1918 nën hegjemoninë serbe. Koha e Mbretërisë serbo-kroate-sllovene, është koha më e vështirë për shqiptarët e Kosovës. Në periudhën e robërisë serbe- sllave të mbretërisë SKS 1918 -1941 u vranë dhe u therën 80.000 shqiptar dhe rreth 400.000 u ndoqën me dhunë nga trojet etnike, kurse rreth 300.000 të tjerë u torturuan dhe u dënuan me burgim shumëvjeçar dhe me dënime me vdekje. Kolonizimi serb Në Kosovë pa llogaritur vise të tjera shqiptare nën regjimin serbo-sllav u sollën rreth 165.000 serbo- malazez kolonë, kurse në viset e tjera shqiptare të quajtura Serbia e Jugut deri në nëntor 1937 u sollën 46 mijë familje kolone me nga 6-7 anëtarë të familjes, të cilëve iu ndanë tokat shqiptare. Prej 1.000.000 shqiptarëve sa konsiderohej se kishin mbetur në Jugosllavi pas vitit 1920, me 1940 numri i tyre nën Mbretërinë SKS arrinte më së shumti 750.000 që d.m.th. 100.000-150.000 më pak sesa llogaritshim 20 vjet më parë. Paradoksi i mbretërisë serbo-kroato-sllovene e udhëhequr në ombrellën e Beogradit zyrtar, rezultoi më përndjekien dhe shpërnguljës e shqiptarëve për në Turqi apo Shqipëri. Formimi i Jugosllavisë dhe pasojat për shqiptarët Jugosllavia si shtet u krijua në përfundim të Luftës së Parë Botërore, në Traktatin e Versajës, Serbia si aleate e Fuqive të Antantës që ngadhënjyen në Luftën e Parë Botërore, mori si shpërblim hapësira të gjera territoriale. Para Luftërave Ballkanike Serbia shtrihej në një territor të vogël në mes të lumit Savë, Danub dhe Drina, pra, nuk shtrihej në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Vojvodinë. Mbas Luftës së Dytë Botërore, politika e shtypjes kombëtare dhe e kufizimit të të drejtave demokratike të shqiptarëve, në Jugosllavi, u shëndrrua në një program të përgjithshëm të nacionalizmit serb për vendosjen e sundimit të tij në tërë vendin. Në RSFJ serbët dominonin në udhëheqje të ushtirsë më mbi 67% , dominimi i tyre ishte dhe në polici e ekonomi, por dhe në politikë nacinalistët serb tentuan, madje të fusin nën kontroll dhe Titon me klanin e tij komunist etj. Beogradi zyrtar, dhe tëndenca për Serbinë e madhe Politika hegjemoniste e Beogradit zyrtar e gatuar nga akademik serb,sikur kishte marr përsipër të realizonte serbizimin e Jugosllavisë. Serbia e madhe nuk mund të u krijonte pa luftë. Luftërat dhe që ndodhën në ish-Jugosllavi, ishin vepra të Beogradit zyrtar dhe politikës së tij gjenocidiale. Ndërsa serbet ishin të etur për krijimin e Serbisë së madhe nga gjiri i tyre gjetën flamurmbajtësin Sllobodan Millosheviç, prijatari e gjithë gjakderdhjeve të shkaktuara më shembjen e Jugosllavisë. Millosheviç filloj më heqjen e autonomisë së Kosovës duke vazhduar më prodhimin luftërave në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë por prapë për ty kthyer në Kosovë më një luftë tejët të pabarabartë. Pasojë e gjithë kësaj aparati i tij shtetror i dhunës u godit nga forcat e NATO-së dhe Kosova pas më shumë se një shekulli pushtimi muar frymë lirshëm. Bashkësia ndërkombëtare e pat rastin të njohë fytyrën e vërtetë të politkës serbe. Srebrenica,Sarajeva, Reçaku, Prekazi, Çirezi, Izbica, Pakleku, Krusha dhe shumë vende të tjera janë si më të spikatura për krimin serb. Paqja e arritur dhe orvatja serbe për pëngim Kur luftërat kanë përfunduar,Serbia po vazhdon të pengojë realitetin e ri të krijuar, përmes lojërave dhe shantazheve nga më të ndryshmet duke gjetur mbeshtetje edhe tek Rusia, patëm rastin e pengimit rus në OKB për rezolutën për gjenocid në Serbrenicë. Serbrenica paraqet krimin më të rënd që nga Lufta e Dytë Botërore Kosova burim i paqës Shpallja e Pavarësisë së Kosovës, shtetndërtimi dhe rrugëtimi i saj përendimor po provon se Ballkani më gjithë të kaluaren e tij të hidhur, ka bërë një kapërcim kualitativ të vetvetës dhe është përafruar shumë më vlerat e demokracisë dhe të civilizimit perëndimor. I mbetet Serbisë tash e tutje të reflektoj dhe të pranoj realitetin, pra Pavarësinë e Kosovës si burim i stabilitetit në rajon.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here