Serbi vrau 6 persona dhe vetveten, motiv, paknaqësia me nusen e djalit

0

Pas një dasme në Martonoš të Serbisë, në këtë fshat Rade Shafer i ka vrarë me pushkë gjuetie nusen e djalit, ish-gruan e tij dhe prindërit e saj.
Më pas ky person ka shkuar në fshatin Orom, i cili ndodhet rreth tridhjetë kilometra nga Martonoši dhe i ka vrarë prindërit e nuses së djalit, dhe pastaj ka bërë vetëvrasje.

Sipas informatave jozyrtare, motivi për këtë krim është pakënaqësia me nusen. Rade Shafer nuk është pajtuar që djali i tij të martohet me N.B .(25).

Mediat serbe thonë se nga vrasja ka shpëtuar i biri i dorasit të gjashtfishtë, i cili në kohën e krimit nuk ishte në shtëpi, por në punëtori.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here