Serbi: Shqiptari vret punëtoren serbe dhe tenton të vetëvritet

0

Një bukëpjekës shqiptar ka qëlluar për vdekje me pistoletë një punonjëse serbe, e më pas ka tentuar të vetëvritet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 të së martës para objektit “Bella”, në qendër të qytetit të Zajeçarit në Serbi.

Marjan Dulaj, 54 vjeç, ka qëlluar në kokë 50-vjeçaren Danijela Matijeviç, e pastaj ka tentuar të vrasë veten duke shtënë në gjoks.

Të dy janë dërguar në qendrën për urgjenca të spitalit në Zajeçar, transmeton “Klan Kosova”. Gruaja ka vdekur, kurse Marjani është në gjendje kritike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here