Serbi Petroviq puth flamurin shqiptar: Shqiptarët janë njerëz të perendisë!

0

Serbi Miroljub Petrovic i cili është deklaruar për mediat serbe se është shqiptarë ka lënë pa frymë Serbinë i cili u duk dje në mediat e Beogradit duke puthur flamurin shqiptar.

Pasi u gjet kohët e fundit në qendër të skandalit pas vdekjes së Slavço Petrovicit, i cili vuante nga kanceri dhe “trajtohej” nga Petroviqi, ai tani ka goditur ndjenjat kombëtare të serbëve i cili ka komentuar marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve në mënyrën e vet, shkruajnë mediat serbe.

Duke ju drejtuar Dritan Abazovicit, presidentit të Lëvizjes Qytetare të URA-s në Malin e Zi, i cili Gjergj Kastriotin-Skënderbeun e quajti “një famullitar në këtë rajon”, Petroviç paraqiti pikëpamjen e tij për marrëdhëniet mes dy popujve te hasmuar.

“Shqiptarët janë njerëz të perëndisë”, ka thënë Petroviq duke e quajtur Gjergj Kastriotin-Skënderbeun njeri të madh.

“Unë e deklaroj veten publikisht se jam shqiptar dhe jam krenar për këtë, por nuk e mohoj origjinën time serbe..” tha Petroviç në një video të re, në të cilën ai puth flamurin shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here