Serbi i dehur i aksidenton një grua shqiptare dhe 2 fëmijë

0

Në fshatin Uglarë të Fushë Kosovës dje pasdite ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës Golf II që drejtohej nga një qytetar serb dhe veturës së dytë Seat që drejtohej nga një femër shqiptare. Deri tek aksidenti ka ardhur për shkak se shoferi serb sipas Policisë së Kosovës ishte duke drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e automjetit dhe dy fëmijë një femër dhe një mashkull pasagjer në automjet. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë. Shoferi serb është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here