Serbëve të Bosnjës, 1 mijë e 504 vjet burg

0

Gjykatat e Bosnjës, në dhjetë vjetët e fundit, kanë dënuar 95 serbë për krime lufte. Atyre, gjithsej u janë dhënë 1 mijë e 504 vjet burg.

Boshnjakët dhe kroatët u dënuar gati katër herë më pak. 28 përfaqësues të të parëve dhe 18 të të dytëve, morën 412 vjet qëndrim prapa grilave.

Në fakt, siç raporton “Pres Republika Srpska”, e përcjellë Klan Kosova, për këtë kohë, në gjykata janë procesuar 268 serbë, 148 boshnjakë dhe 62 kroatë.

Por, sipas gazetës, për krime, të cilat ndëshkohen me dënime të rënda, janë dënuar ekskluzivisht serbët.

Për gjenocid janë akuzuar 38 serbë ndërsa 12 prej tyre janë shpallur fajtorë. Për të njëjtën akuzë nuk është përgjigjur asnjë boshnjak apo kroat.

Në lëndët që kanë të bëjnë me krime kundër njerëzimit janë ngarkuar 167 serbë, 64 nga të cilët janë dënuar. Nga tre boshnjakët e akuzuar për këtë materie, nuk u dënua asnjëri, ndërsa vetëm 5 nga 16 kroatët e akuzuar e hëngrën burgun.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here