Serbëve në Klinë u janë ndërtuar shtëpi,ata i shesin për të jetuar në Serbi

0

Megjithë investimet e shumta të organizatave të huaja dhe Qeverisë së Kosovës, për realizmin e projekteve për të kthyerit serb në Klinë, këta të fundit i kanë boshatis dhe shitur shtëpitë e ndërtuara.

Nga gjithsej 500 shtëpi të ndërtuara për banorët serb në Klinë, 50% e tyre janë të boshatisura, një gjë të tillë e konfirmojnë edhe zyrtarët komunal.
Sipas tyre, serbët e kanë shfrytëzuar vullnetin e mirë të komunës se Klinës, komunitetit pranues, dhe ndihmën e donatorëve të huaj që t’i ndërtojnë shtëpitë e tyre.

Ajo që ka ndodhur pastaj është që serbët lokalë i kanë shitur shtëpitë dhe janë shpërngulur me familjet e tyre në Serbi, thotë nënkryetari i Klinës, Enver Berisha.

“Pjesa dërmuese e këtyre shtëpive janë nga donacionet e huaja nga organizatat qeveritare dhe jo qeveritare ndërkombëtare si TRV-ja, DRC-ja, ICI-MICI, UNDP-ja, etj. Donacionet qe janë dhanë janë jashtë kontrollit tonë si komunë. Ne nuk i kemi shifrat, por kur dihet se janë mbi 500 shtëpi të ndërtime atëherë del një shifër serioze del shifra mbi milionëshe. Investimet qe janë bë nga organizatat ndërkombëtare janë bë thjesht kot, sepse ato shtëpi sot kërkosh nuk i shfrytëzon edhe pse janë të pajisura më infrastrukturën e brendshme. Si numër total është mbi 300 banorë aktual, po rreth 50% e shtëpive qe janë ndërtua janë të zbrazura”, tha Berisha, për Radio Kosovën.

Millorad Sharkoviç shef i zyrës për kthim, fenomenin e boshatisjes se shtëpive nga ana e banorëve serb e arsyeton më papunësinë e madhe në vend.
Sharkoviç e pranon se ka pasur donacione në sferën e bujqësisë që kanë shërbyer për punësim, por sipas tij këto nuk janë të mjaftueshme.

“Fatkeqësisht as një e treta nuk janë të banueshme. Faktori socio-ekonomik i të kthyerve dhe zhvillimi i ekonomisë është në nivel shumë të ultë. Nuk ka vende të punës, punësimi është problem sidomos për të rinjtë. Kemi pas projekte për zhvillimin e komuniteteve, makinerisë për bujqësi, nuk janë të mjaftueshme, por në krahasim më numrin e të kthyerve deri diku”, tha ai.

Zyrtarët komunal thonë se këto investime që kapin shifra milionëshe mund të konsiderohen si projekte të dështuara pasiqë 50% e shtëpive janë të boshatisura, dhe numri i banorëve të kthyer serb, është shumëfish më i vogël.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here