Serbët protestojnë në veri, mblidhen para Gjykatës në Mitrovicë

0
Serbët në veri të vendit kanë nisur protestën e tyre para Gjykatës, kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Sipas raportimeve të mediave të veriut, një numër i madh i njerëzve i është përgjigjur kësaj proteste, raporton lajmi.net.

Siç kanë bërë të ditur zyrtarë nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut për lajmi.net, rreth 8 mijë persona aktualisht janë duke protestuar para gjykatës.

Nga Policia e e Kosovës nuk është raportuar ende për ndonjë incident.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, katër kryetarët e komunave me shumicë serbe, asaj të Mitrovicës së Veriut, Zveqanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit zyrtarizuan dorëheqjen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here