Serbët me plan që mbi stadiumin e Shkodrës ta lëshojnë flamurin me hartën e Serbisë me trojet shqiptare

0

Serbët kanë gati një plan për të sulmuar në Shkodër gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi që pritet të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”. Duket se serbët nuk do rrinë duarkryq dhe po punojnë që të hakmerren pas dronit me flamurin e Shqipërisë etnike që fluturoi mbi Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Grupi patriotik “Iliria” ka arritur të zbulojë hartën e Shkodrës që kanë përgatitur serbët bashkë me pikat kyçe se nga mund të vijnë sulmet e tyre. Tifozët e Serbisë në fokus të tyre kanë flamurin e Serbisë bashkë me Kosovën dhe ndonjë pjesë tjetër hqiptare, pra flamurin e një Serbie të madhe ta bëjnë të fluturojë në qiell mbi sytë e tifozëve shqiptar që do jenë të pranishëm për të ndjekur takimin e 10 tetorit, Shqipëri-Serbi.

Madje është arritur që të zbulohen edhe disa biseda nga faqe të ndryshme apo rrjete serbe ku kalaja “Rozafa” shihet si mundësia më e mirë për të organizuar sulmin etnik. Nëse plani nga kalaja e Rozafatit nuk realizohet atëherë serbët sipas bisedave po mendojnë edhe për plane rezervë në mënyrë që tentative e tyre të mos dështojë.

“Sektori informativ i Organizatës Iliria (SIORYLLI) stafi i të cilit po punon pa pushim për të mirën e atdheun ,ka gjetur hartën në të cilën sllavët po bëhen gati për të goditur në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Shkodër, gjithashtu janë gjetur edhe bisedat të cilat bëjnë mes tyre”-thuhet në faqen e “Iliria”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here