Serbët ia ofrojnë 50 mijë euro që ta prishë lojën, thotë tifozi që e përqafoi Canën në Itali

0
Uliks Ademi, tifozi i cili u fut në fushë në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Italisë, për t’i kërkuar një autograf Lorik Canës, ka zbuluar se tifozët serbë në Itali i kishin ofruar 50 mijë euro për të shkaktuar trazira në ‘Elbasan Arena’.
Ademi ka thënë se ofertën e serbëve për të mund t’a dëshmojnë organet e rendit, pasi këtë propozim ata ia kishin bërë përmes telefonit, transmeton Kurir.

“Disa përfaqësues të një grupimi tifozësh serbë në Itali më kanë ofruar një shumë prej 50 mijë eurosh duke më kërkuar që të shkaktoj trazira në “Elbasan Arena”. Organet kompetente mund të verifikojnë telefonatat e mia. Ata më kanë marrë në telefon duke më kërkuar një gjë të tillë”, ka treguar tifozi.

“Sigurisht që kam refuzuar në mënyrë kategorike. Si mund të konceptohet që një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve të çojë nëpër mend të dëmtojë kombëtaren. Por provokimet e serbëve të tilla janë. Unë refuzova të shisja flamurin e Kombëtares të firmosur nga Lorik Cana për 10 mijë euro, e si mund të sulmoj ekipin tonë përfaqësues në një ndeshje kaq vendimtare. Ishte një telefonatë e neveritshme dhe një skenar që vetëm nga imagjinata e shfrenuar serbe mund të vijë”, ka thënë Ademi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here