Serbët festuan me armë e thirrje antishqiptare në Mitrovicë

0

Rreth 200 serbë u mblodhën në Mitrovicën Veriore pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Serbi, afër urës kryesore mbi Ibër.

Ata festuan fitoren e përfaqësueses serbe në Tiranë me të shtëna armësh, duke kënduar këngë nacionaliste dhe antishqiptare dhe duke bartur flamuj të shtetit serb.

Forca të shtruara të njësisë RSU kanë bllokuar urën duke mos lejuar hyrjen. Situata pothuajse e ngjashme u zhvillua edhe në pjesën jugore të urës, ku u mblodhën qytetarë të shumtë me flamuj kombëtarë shqiptarë duke brohoritur “UÇK! UÇK!”.

Festimi i serbëve zgjati për rreth 20 minuta, pas çka se ata u tërhoqën në pjesën veriore të qytetit, ndërsa shqiptarët në anën tjetër të urës vazhduan tubimin.

Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë për veriun, Besim Hoti, tha se nuk pati incidente. “Përveç një feste të vogël, nuk ka pasur incidente”, tha Hoti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here