Serbët e Mitrovicës, Putinit: “Ne jemi vëllezër”

0

Në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe billborde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

Burime të KosovaPress-it  bëjnë të ditur se fotografitë, famujt dhe mbishkrimet, janë vendosur mbrëmë gjatë natës nga njerëzit e Millan Radojiçiqit, emri i të cilit është i lidhur me shumë ngjarje në veri, duke përfshirë edhe vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviq.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here