Serbët e Kosovës do të padisin UÇK-në në Strasbourg

0

Aktakuza, siç raporton B92, do të ngrihet për krimet ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovës para dhe pas vitit 1999.

Shoqata serbe e familjeve të të kidnapuarve dhe të vrarëve në Kosovë kanë vendosur që para gjyqeve serbe dhe atyre ndërkombëtare të ngrenë aktakuzë kundër përgjegjësve për ato që kjo shoqatë i quan krime ndaj joshqiptarëve nga në Kosovë.

Aktakuza, siç raporton B92, do të ngrihet për krimet ndaj serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovës para dhe pas vitit 1999.

“Familjet e viktimave kanë dëshmi të forta për krimet që kanë bërë udhëheqësit e UÇK-së e tani ata janë në pozita udhëheqëse në partitë e veta dhe në parlamentin shqiptar në Kosovë”, thuhet në kumtesën e shoqatës, transmeton Koha.

Shoqata ka theksuar aktakuzat do të bëhen në instancat përkatëse të drejtësisë në Serbi si dhe në Gjyqin Europian për të drejta të Njeriut në Strasbourg dhe në organizatën “Amnesty internatioal”.

Nga qeveria e Serbisë kërkohet që të përkrahet aktakuza e kësaj shoqate.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here