Serbë të maskuar në Shtërpcë ndalin automjetet dhe kushtëzojnë kalimin me pagesë (video)

0

Festa e serbëve të Kosovës, që simbolizon martesën e Marko Kraleviqit e që kremtohet çdo 22 shkurt, ka shkaktuar panik te qytetarët që kishin marrë rrugën për në Brezovicë e për në Prevallë, raporton KTV.

Serbët, në afërsi të Shtëprcës, mëngjesin e së dielës kanë penguar qarkullimin e lirë. Sipas qytetarëve që gjendeshin në këtë autobus, këta serbë të maskuar, që ndalonin automjetet, u kërkonin të holla kalimtarëve për t’ua mundësuar atyre kalimin.

Këtë thonë se ishte detyruar ta bënte edhe vetë shoferi i autobusit, i cili më pas e kishte njoftuar Policinë.

Zyrtarët policorë kanë thënë se e gjithë kjo ngjarje ka qenë festë e komunitetit serb dhe se që nga ora 09 e mëngjesit ishte zbatuar plani operativ. Madje, është thënë se me rastin e kësaj feste, qytetarët e komunitetit serb organizohen në forma të ndryshme: vishen me rroba të ndryshme, maska dhe me mjete tjera jo të rrezikshme, përcjell koha.net.

Sipas policisë, festa ka përfunduar e qetë dhe pa incidente.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here