Serbë e boshnjakë kapen duke kaluar ilegalisht kufirin

0

PRISHTINË, 22 SHKURT – Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka patur disa tentime për kalim ilegal të kufirit Kosovë-Serbi në fshatin Banjska, në afërsi të PKK 31. “Njësiti policor ka ndaluar veturën Mercedes – Vaneo me targa të huaja të cilin e drejtonte e dyshuara femër boshnjake shtetase e Serbisë dhe dy pasagjerë, njëra femër dhe një mashkull boshnjak shtetas të Serbisë pasi që të njëjtit kanë tentuar që përmes një rruge anësore të kalojnë kufirin ilegalisht”, ka bërë me dije Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. Lidhur me rastin është informuar prokurori i cili ka urdhëruar që të konfiskohet vetura, derisa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Në të njëjtën pikë njësiti policor ka ndaluar edhe veturën Pasat- Karavan me targa të huaja, të cilin e drejtonte shoferi serb duke tentuar që përmes rrugëve anësore të kalojë kufirin ilegalisht. Gjatë kontrollimit në veturë në këtë rast është gjetur një sasi e mallrave ushqimore në vlerë rreth 400€. Prokurori ka urdhëruar në këtë rast që vetura dhe mallrat të konfiskohen, derisa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here