Senati amerikan mbajti seancë për Çamërinë

0
Këto ditë Senati amerikan ka organizuar një seancë të posaçme për “Problemin Çam”, në të cilën të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Një ndër mbështetësit më të fuqishëm të kësaj çështjeje ishte Riçard Lukas, një udhëheqës i ri i bashkësisë së shqiptarëve në Nju Jork, i cili e ka parashtruar problemin çam në strukturat më të larta ligjvënëse amerikane, transmeton “Shekulli”.
Në këtë seancë është pranuar nëpërmjet apologjisë së përfaqësuesit grek, se Qeveria e Greqisë e njeh mirë këtë problem, por përpiqet ta anashkalojë dhe t’ia hedhë dikujt tjetër përgjegjësinë.
E parë në këtë plan historik politik, çështja çame do të trajtohet në kontekstin e përgjithshëm të “Çështjes Shqiptare”, që tashmë është shtruar për zgjidhje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here