Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare mbahet nga 17-28 gusht

0

Seminari XXXIV Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do të mbahet nga 17 gusht – 28 gusht 2015 në Prishtinë.
Albanologët janë njoftuar nga Këshilli Drejtues se temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (27-28 gusht 2015) janë: – Gjuhësi: “Shqipja në domenin publik” – Letërsi: “Letërsia dhe religjioni” – Kulturologji: “Kultura shqiptare në tranzicion”.
Afati për dërgimin e titullit të kumtesës dhe të abstraktit të bashkëngjitur është 10 qershor 2015. Abstrakti është i domosdoshëm!
Adresa e e-mailit: [email protected] Këshilli Drejtues

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here