Selmanaj ka dhënë dorëheqje, i zhgënjyer nga rezultati i AAK-së në zgjedhje

0

I zhgënjyer me performancën e AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit është edhe Rasim Selmanaj. Si pasojë, ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat e kësaj partie.

“Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje nga strukturat e AAK-së, ky më shumë është një reflektim dhe zgjenjim me rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit”, ka thënë Selmanaj për Ballkani.info.

Ai për Ballkani.info ka theksuar se të gjitha arsyet i ka dhënë në kryesi të AAK-së.

E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) u riradhitë në vendin e katërt me 7.57 për qind në zgjedhjet e 14 shkurtit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here