Selakoviqi nuk është arrestuar

0

Nikolla Selakoviq nuk është arrestuar, siq pretendonin mediat serbe për sekeretarin e Presidencës serbe. Ai pas këtyre raportimeve ka folur për arrestimin e Gjuriqit duke shfaqur shpresën se “ai është mirë” dhe duke e quajtur “skandaloz” arrestimin e tij.

Selakoviq në një konferencë shtypi ka thënë se serbët nuk i janë kundërvënë policisë. I pyetur se a ka patur leje për hyrje në Kosovë ai nuk është përgjigjur drejtpëdrejtë, vetëm ka theksuar se ka ardhur në territorin e vendit të tij.

i pyetur se a do ta lëshojë Kosovën, Selakoviq ka thënë se do ta pres në Mitrovicë Gjuriqin.

E në Ndërkohë Policia e Kosovës e ka dëbuar Gjuriqin nga territori i Kosovës nga pika e Merdares.

Tanjug kishte raportuar më heret sot se Policia e Kosovës ka tentuar ta arrestojë Selakoviqin dhe se nuk dihej ku ishte ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here