S(ë)BASHKU vetëm për grevë

0

PRANVERA GASHI

Mësimdhënësit po na mësojnë me greva. Fjalët se herë po mbajmë mësim e herë jo, po i dëmtojnë nxënësit . Edhe kur po mbahen grevat e shoh që për plotësimin e orëve të humbura s’po lodhet askush. Krejt kjo zhurmë po bëhet për një varg kërkesash. Mësimdhënësit tanë janë drejtuar kah pagat pa e kthyer vetën tek cilësia. Me ngritjen e pagave s’po na garantohet cilësia ngase sipas meje çdo vit me radhë po dalin breza më analfabet. Mësimdhënësve tanë prej 170 eurosh ju është ngritur paga duke kaluar shifrën prej 400 eurosh. E pranoj që paraja është njëra ndër gjërat më tërheqëse në këtë jetë por vështirë që bëhet pa shumë mund. Mësimdhënësit në vendin tonë duhet që para së gjithash ta vëjnë cilësinë në parim, pastaj ngritjen e pagave. Pagat aktuale që marrin janë mbi mesataren por cilësia e mësimit që bëjnë nuk arsyeton kërkesën e tyre. Kësaj i’a vë pikën edhe rezultati i nxënësve, e në veqanti të shkollave të mesme që kam përshtypje se është gati e pamundur të gjesh një nxënës pa nota të dobëta. Kjo po më shtyen të mendoj që truri i shoqërisë tonë është infektuar nga virusi i fitimit të madh me dy pika ndjersë. Disa nga mësimdhënësit tanë që nga janari po kërkojnë rritjen e pagave, shujtën, trasportin , kontratën kolektive. Vetëm ngritja e pagave nuk po u mjafton ,qefi i tyre po ua donë edhe pagesat e transportit e pasi të mbërrijnë në shkollë ushqimi të ju servohet pa asnjë pagesë, ani pse shumë nxënësa në këto shkolla nuk kanë kushte të tilla. Disa nga personeli nuk po e duan grevën me qëllim që nxënësit të fitojnë dituri sa më shumë por SBASHKU po u ‘kërcnon’ që realizimi i kërkesave nuk do i përfshijë edhe ata, por mësimdhënësit po e kryejnë punën dinjitetshëm, për çfarë edhe obligohen. Pastaj SBASHKU shumë po ma vë një përshtypje që dikush po nxitë një valë korrupsioni. Por nuk thonë kot “një herë vie vera ka dera”. E kështu po e shfrytëzojnë çdo mundësi që po ju vie pasi që herën e parë një grevë ju dhezi pse mos ta provojnë edhe me të tjerat. Loja më e madhe po bëhet nga ta ,vendimmarrjen pa të drejtë ja kanë falë vetës dhe seriozitetin e ka marrë lumi. Në shkollat tona numri i nxënësve kalon 30shin dhe praktikat për lëndët si biologji, informatikë ,fizikë e ca të tjera as që realizohen, krejt kjo në mungesë të mjeteve përkatëse. Bëhet e ç’bëhet s’ke çfarë sheh tjetër veç protesta. Protesta po, po për çfarë qëllimi?! Qohet populli n’këmbë për rrymë,ujë e për qeveri e kurr për shkolla, për infrastrukturën e tyre. E kur vjen vjen era pare, qohen mësuesa e profesor kapin valle për greva. Mësuesja ime kryente punën me pagë më të ulët por me cilësi ishte e lartë, e shtyer në moshë ajo mundohej me çdo kusht që të aftësohemi sa më shumë dhe mungesa tek ajo ishte e pajustifikueshme. Ka pas dhe ka mësues të tillë, nuk guxojmë t‘i fusim të gjithë në një thes. Por fajin për pluhurin e zgjuarë e kanë politikanët tanë. Gjatë fushatës parazgjedhore premtuan rritjen e pagave e kontratën kolektive, e me të hypur në pushtet premtimet harrohen krejt. Premtimet e shkelura i zëjnë profesorët, që në pamundësi të hakmerren ndaj qeveritarëve mllefin po e shfryejnë tek nxënësit duke i dënuar me edukim. Është bërë shumë e mundishme kjo gjendje, ndaluni e shikoni se si mbani mësim, si përkushtoheni vetëm për një pjesë të vogël të nxënësve ndërsa për pjesën tjetër as që ju bëhet vonë. Kjo për faktin se shumë nga ju mësimdhënës të dashur fitoni pagë të dytë me orë private, duke i anashkaluar pjesën tjetër të nxënësve, e të nesërmen në klasë ditën apo nuk ditën notën ja vëni. Mësuesit që nuk po e ngrisin zërin meritojnë edhe më shumë nxënësin. Do kishte qenë shumë më e hijshme që zhurmat e grevave të ndalen menjëherë ,të shohin si ta ngrisin dijen e të riut në vend që ta cungojnë atë. Të marrim shembull ata mësimdhënës që janë vendosur pikërisht kundër grevave, jo pse paga e lartë ju kish munduar po pse fëmijëve nuk guxojnë të ua marrin të drejtën e shkollimit. Andaj profesioni juaj nuk blihet me para, mos i vëni çmim që t’ia humbni vlerën!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here