Së paku 30 të vdekur para se të fillojë një ndeshje futbolli në Egjipt, suspendohet liga

0

PRISHTINË, 9 SHKURT – Trazirat jashtë stadiumit të futbollit në Egjipt kanë lënë të paktën 30 dashamirë të futbollit të vdekur, ka raportuar sot “The Guardian”. Dhuna ka ardhur para fillimit të ndeshjes së ligës së parë ndërmjet klubeve Zamalek dhe ENPPI në kryeqytetin e Egjiptit, Kairo. Sipas burimeve të “Sky News” disa njerëz vdiqën në rrëmujë e disa të tjerë në përleshje me policinë brenda e jasht stadiumit. Zyrtarët e sigurisë kanë thënë se deri tek incidentet ka ardhur kur shikuesit e Zamalekut kanë tentuar të futen në staudium pa bileta duke shkaktuar përleshje. Ka edhe shumë të plagosur. Autoritet egjiptiane kanë vendosur të suspendojnë ligën e futbollit për kohë të pacaktuar pas këtyre trazirave.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here