SDA-ja kërkon që Republika Serbe në BeH të ndërrojë emrin

0

SDA, partia e boshnjakëve të Bosnjës e Hercegovinës njoftoi se do të iniciojë një procedurë ligjore në Gjykatën Kushtetuese të BeH përmes një përfaqësuesi në institucionet e BeH për të shqyrtuar emrin e Republikës Serbe(RS) në këtë shtet multietnik.

“Praktika e gjatë e institucioneve qeveritare njësisë së RS tregoi se emri aktual i entitetit RS gjerësisht dhe në mënyrë efektive është përdorur për qëllime të diskriminimit dhe përjashtimit të dy popujve të tjerë përbërës – boshnjakëve dhe kroatëve,” thuhet në deklaratën e SDA.

Sipas Kushtetutës së BeH, të tre popujt përbërës janë të barabartë në të gjithë territorin e vendit.

“Kjo është konfirmuar me vendim të Gjykatës Kushtetuese të popujve përbërës, i cili urdhëron që subjektet në sistemet e tyre kushtetuese t’u sigurojnë barazi të plotë të gjithë popujve përbërës,” thotë deklarata.

SDA tha se “RS ekziston sipas Kushtetutës së Bosnjës dhe Hercegovinës, si një entitet multietnik, në të cilën të gjithë popujt duhet të kenë të drejta të barabarta “, që do të thotë se nuk mundet vetëm një komb të përfaqësohet në emër të saj, e jo edhe të tjerët.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here