Scott Lang: SHBA ka raporte të mira me Serbinë edhe në nivelin ushtarak

0

“SHBA-të synojnë integrimin e gjithë kombeve ballkanike në NATO, përfshirë Kosovën dhe Serbinë” ka deklaruar diplomati amerikan Scott Lang, para studentëve të Fakultetit Shkenca Politike dhe Diplomaci të Universitetit AAB, si mysafir-ligjërues në temën “Politika e jashtme amerikane”.
Ai ka tërhequr vërejtjen se SHBA-të po e përcjellin me vëmendje dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ka theksuar se SHBA-të e përkrahin anëtarësimin në BE të të gjitha kombeve ballkanike. Lang ka vequar se Kroacia para se të bëhej vend anëtar i BE-së u anëtarësua në NATO së bashku me Shqipërinë, ndërkaq ka bërë me dije se vendi i tij ka raporte të mira me Serbinë, edhe në nivelin ushtarak.
Diplomati Scott Lang i është shmangur përgjigjes direkte në pyetjen e një studenti, nëse Amerika përkrahë apo jo kërkesën e serbëve që Asociacioni i Komunave Serbe të ketë kompetenca ekzekutive, duke thëne se SHBA-të do të pranojnë marrëveshjet që i nënshkruajnë qeveritë e Kosovës dhe Serbisë.
Lang është pajtuar me hyrjen e profesorit të lendës, Nexhmedin Spahiu se Amerika është një komb i ndërtuar mbi vlera të larta morale me vetë faktin se katër themeluesit e kombit amerikan: George Washington, John Adams, Thomas Jefferson e James Madison nuk e eliminuan njeri tjetrin por secilit i erdhi radha të bëhej president i Amerikës. “Pikërisht ky fakt ka bërë që kombi amerikan të jetë kombi më i fuqishëm i botës.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here