SBASHK-u:deklaratat kërcënuese për arsimtarët nga Qeveria janë shokuese

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe të Kulturës së Kosovës, Rrahman Jasharaj, ka reaguar pas deklaratave të Ministrit të Financave, se nëse vazhdon greva, arsimi do të ndëshkohet për ditët e kaluara në grevë.
Jasharaj për Indeksonline tha se këto deklarata janë shokuese.

“Unë po them se deklarata e tij, është shokuse, ngase ministri Hoti, me fajin e tij dhe kabinetit të tij ka ardhë deri te kjo sitautë që jemi sot. Ata kanë pas kohë së paku koh ë të mjaftueshme që të punojnë e jo ditët e fundit. Listat që pretendon ministri Hoti dhe të tjerët, mësimdhënësit në shkolla nuk i kanë”, tha ai.

Jasharaj këtë e sheh si presion direkt mbi gjithë arsimtarët.

“Hoti po harron se ekziston ligji mbi grevat, që neve na garant decidivisht që të bëjmë greva dhe presionet cilado qofshin nga personat zyrtarë dhe personat e tjerë të kampit pundhënëse, sanksionohen me ligj dhe denimet janë nga 500-5000 euro. Hoti po harron se ne përfaqësojmë gjithë personelin në arsim, dhe ne këtë e konsiderojmë si presion”, tha ai.
Madje, kreu i SBASHK-ut, thotë se ata do të ankohen edhe tek ndërkombëtarët, madje ai pret që vrejtjen ministrit në fjal të ia tërheq edhe vet Kryeministri për këtë presion.

“Unë që nesër do ta njoftoj Edukimin Internacional, që ka mbi 30 milionë anëtarë, dhe do ta konsideroj këtë si presion të pa drejtë, sepse greva nuk nuk mund të thyhet në këtë mënyrë. Dhe Hoti po harron se të njëjtit mësimdhënës të cilët i kërcënëon, në vitet e 90-ta, kanë punuar pa asnjë para. I mbetet Kryeministrit që ta thërras z.Hotin që ta ndal Hotin kundër SBASHK-ut”, tha ai.

Në fund, Jasharaj tha se në këtë situatë, do të ketë grevë edhe nesër./Indeksonline/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here