SBASHK: Nesër nuk ka grevë në shkolla

0

Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), ka vendosur që nesër (e hënë) të mos hyjë në grevë.
Lajmin e ka konfirmuar Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.
Ai ka thënë se kanë vendosur që t’i japin kohë qeverisë deri më 24 prill për të parë nëse do të zbatohet vendimi për pagesën e përvojës prej 0.5 për qind për çdo vit për punëtorët e arsimit. “Ne do të presim deri më 24 prill për të parë nëse Qeveria do ta zbatojë vendimin e saj. Nëse nuk zbatohet ne jemi të detyruar që të shpallim grevën e përgjithshme”, ka thënë Jasharaj për Epoka e re.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here