SBASHK: JA SI EREDHI DERI TË GREVA E PËRGJITHSHME E MËSIMËDHENËSËVE

0

SBASHK ka publikuar sot në faqen e saj në internet një kronologji të zhvillimeve deri në marrjen e vendimit të djeshëm për të hyrë në grevë të përgjithshme.

 
Më poshtë mund të lexoni tekstin e plotë të SBASHK-ut:

 

“Më datën 13.shkurt 2015 nga MASHT morëm ofertën që ti pezullojmë veprimet sindikale gjegjësisht grevën e përgjithshme duke ofruar garancinë se ne pagat e muajit Mars do të paguhet përvoja e punës për të grithe të punësuarit në arsim 0,5% për çdo vit të punës,ne mënyrë retroaktive nga muaj Janar 2015 ,do te paguhen shpenzimet e rrugës për punëtorët që udhëtoj në shumën prej 70% të biletës si dhe do te paguhen tri pagat me rastin e pensionimit të punëtoreve arsimor me te cilën ofertë ne ju drejtuam anëtarësisë dhe anëtarësia përmes kryetarëve të sindikatave komunale e pranoj dhe e pezulloj grevën e përgjithshme ,por çka ndodhi ne pagat e majit Mars nuk kishte asnjë lëvizje.
Këshilli drejtues i SBASHk-ut me datën 2 prill mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme dhe konstatoj se Oferta e ofruar nga MASHT-i nuk u realizuar dhe vendosi qe ti jep kohe Qeveris deri me datën 13 prill qe ajo te reflektoj dhe te vendos qe kjo oferte te realizohet ne pagat e muajt prill ne te kundërtën me datën 13 prill do te fillon greva e përgjithshme dhe deri me datën 10 prill nuk kishte asnjë lëvizje ku me datën 10 prill u thirrëm ne takim nga Ministri Bajrami ne te cilin takim kërkoj mirëkuptim qe mos te fillojmë grevën me datën 13 prill sepse nga datën 15,16 dhe 17 prill do te mbahet testimi ndërkombëtarë të vlerësimit PISA 2015 i cili në Kosovë , po bëhet për herë të parë.
SBASHK-u me qellim qe mos te dëmtohet procesi i vlerësimit përsëri prolongoj Grevën e përgjithshme për datën 20 Prill duke i dhen kohë dhe 10 dite Qeveris qe të përgatis listat e pagave dhe me datën 17 prill Qeveria ne një mbledhje te jashtëzakonshme me kërkese te MASHT-it vendos qe pagesa e përvojës se punës 0,5% për çdo vite pune te paguhet ne pagat e muajit prill ,për çka ne dyshuam ne ketë veprim te Qeveris sepse aty u kërkuan buxhet shtese 800.800 Euro mjete këto qe nuk e plotësoj kërkesën e pagese se përvojës se punës as për një muaj sepse shtesa ishte e nevojshme për te plotësuar ketë pagës për vitin buxhetor 2015 se paku 10.800.000 Euro,dhe ne deklaruam po atë dite se SBASHK-u do te vazhdoj me veprimet sindikale pasi qe kjo është vetëm një tentim për te fituar ne kohe.
Pas deklaratave te SBASHK-ut te dielën me datën 19 prill ne orët e pasdite takuam Ministrin Bajrami nga i cili murum garanci se ditën e hënë do ta marrim vendimin e Qeveris me te gjitha detalet rreth pagese se përvojës se punës me 0,5 % ne pagën baze aktuale për te gjitha vitet e përvojës se pune për te gjithë te punësuarit ne arsim,dhe po te njëjtën dite ne ora 16 Këshilli Drejtues i SBASHK-ut vendosi që të edhe një herë të prolongoj Grevën e përgjithshme deri me datën 24 prill ne mënyrë qe te shoh veprimet e Qeveris dhe te hënën me 20 prill te njoftohet me vendimin e nënshkruar nga Kryeministri.
Nga data 20 prill e as sot nuk u njoftuam e as qe u nënshkrua ky vendim nga Kryeministri,por ne me datën 23 prill u ftuam për datën 24 prill ne ora 08 e 15 minuta ne një takim ,me Ministrin Bajrami ,Ministrin Hoti dhe Ministrin Jagxhillarku ata e njoftuan përfaqësuesin e SBASHK-ut se listat e pagave për arsim do te përgatiten me përvojën e punës sipas ofertës qe e kishte dhen MASHT-i ne shkurte dhe ka mundësi që pagat te vonohen për sektorin e arsimit për shkak te punëve qe ka për përgatitjen e këtyre listave për çka ne edhe e njoftuam anëtarësin se greva prapë prolongohet dhe kërkuam mirëkuptim nga anëtarësia nëse pagat vonohen,por ndodhi krejt diçka tjetër listat e pagave te premten ne fund te orarit te punës nga sistemi i pagave u shpërndan neper komuna duke llogaritur përvojën e punës për vetëm 18.883 te punësuar dhe me pagën baze 216 Euro për arsimin fillor dhe 236 Euro për Arsimin e Mesëm ndërsa rreth 10.000 te punësuar tjerë nuk ishin përfshi fare ne përvojën e punës si dhe nuk ishte llogaritur përvoja e pune nga viti 2008 deri ne vitin 2015 për asnjë te punësuar.
Me me te marrur ketë lajm te shtunën me datën 25 prill njoftuam Ministrin e Arsimit se me ketë veprim qe është bere ne konsideroj se është një tentim për mashtrim pasi qe veç listat e pagave janë shpërnda dhe kemi ftuar Këshillin Drejtues te hënën ne 0ra 16 ku është vendosur për grevën e përgjithshme deri sa te merren pagat për te gjithë te punësuarit sipas kontratës kolektive pa asnjë përjashtim dhe te paguhet retroaktiv nga Janari.
Te nderuar lexues ju vete vlerësoni se a qëndroj thëniet e Ministrave se nuk ka arsyeje për greve se pagat do te merren te enjten ( por si do te merren).A thua pse u benë gabime ne pagat e 29.000 te punësuarve ne Arsim a u be gabim teknik apo me qellim apo sistemi i pagave ska fare kontroll nga askush,pse përmasimet nëse kanë filluar te bëhen filluan vetëm pasi qe ne shpallum grevën ,nëse përmisohën a do te ishin përmisuar pa greve,pse nuk u benë me kohe por mbet data 28 prill,pse nuk u benë gjatë marsit ashtu siç ishte premtimi e shumë e shumë tjera janë pyetje qe ndoshta analistet ne emisionet televizive është dashur ti analizojnë para se te vlerësoj se a është veprim i ngutshëm i sindikalistëve.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here