SBASHK: Grevës iu përgjigjen 99 për qind e institucioneve arsimore, greva vazhdon

0

SBASHK ka konfirmuar se thirrjes për grevë të përgjithshme në sektorin e arsimit sot iu kanë përgjegjë 99 për qind e instiutcioneve arsimore. Aktualisht sipas Këshillit Drejtues të SBASHK-ut nuk ka ndonjë lajm për ndonjë ndryshim që do të ndikonte në ndërprerjen e grevës, andaj “greva do të vazhdojë me të njëjtin orar sikur sot”.

 

Lexojeni më poshtë njoftimin e plotë të SBASHK-ut:

 
Unitet i fuqishëm i anëtarësisë së SBASHK-ut

Ashtu siç kishte vendosur Këshilli Drejtues i SBASHK-ut të mërkurën filloi greva e përgjithshme në Arsimin Parauniversitar dhe në atë Universitar të Kosovës.
Sipas informatave që kemi nga Këshillat Greviste Komunale grevës i janë përgjigjur rreth 99 % të institucioneve arsimore në nivel vendi( nga 1125 institucione arsimore grevën e kanë thyer vetëm 17 shkolla).
Këshilli Qendror Grevist që nga ora 8 e mëngjesit e deri në përfundim të grevës për ditën e sotme në Arsimin parauniversitar vizitoi një pjesë të këtyre shkollave që ishin në greve duke bashkëbiseduar me grevistët, që mbronin qëndrimin se greva do të vazhdojë deri sa të dalin pagat për muajin prill dhe të shihet nëse Qeveria vërtetë ka respektuar njërën pikë të Kontratës Kolektive e që ka të bëj më 0.5 % të përvojës së punës për çdo vit shërbimi për pagën bazë aktuale për të gjithë të punësuarit në arsim.
Grevën e kanë filluar edhe shumica e fakulteteve të Universitetit të Prishtinës nga ora 8 e që zgjat deri në orën 16. Nga 17 fakultete sa janë gjithsej 14 nga to, duke përfshirë këtu edhe fakultetin në Mitrovicë i janë përgjigjur grevës së sotme.
Informacionet flasin se në 7 a 8 komuna janë shpërndarë lista të reja. Analizat e para flasin se edhe në këto lista ka gabime në vitet e përvojës së punës e veçmas te punëtorët tekniko-ndihmës sepse po thuaj se për të gjithë ata është marrë përvoja e punës 10 vite. Deri në momentin kur po lëshohet kjo komunikatë nga informatat e Këshillave Greviste Komunale nuk ka ndonjë lajm për ndonjë ndryshim që do të ndikonte në marrjen e ndonjë veprimi tjetër. Kështu që greva do të vazhdojë me të njëjtin orar sikur sot.
Edhe një herë kërkojmë mirëkuptim nga nxënësit dhe prindërit për ndërprerjen e procesit mësimor dhe kërkojmë nga Qeveria që t’i përmbush obligimet e veta në mënyrë që greva të jetë sa më e shkurtër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here