Sare Davutoglu këshillon meshkujt turq për kujdes nga raportet jashtëmartesore

0

Sare Davutoğlu, gruaja e Kryeministrit të Turqisë Ahmet Davutoğlu e cila është gjinekologe me profesion, u ka kërkuar meshkujve turq që t’i përmbahen monogamisë, në mënyrë që të kenë më pak mundësi për tu prekur nga kanceri.

Sipas saj, femrat po preken nga kjo sëmundje për shkak se burrat e tyre po krijojnë afera me persona të infektuar.

15 tipe të 200 HVP viruseve kanë mundësinë të shkaktojnë kancer, tha ajo në një simpozium kundër kancerit në Stamboll.

“Besoj se është gabim lënia e përgjegjësisë vetëm tek femrat. Meshkujt gjithashtu janë përgjegjës shumë të rëndësishëm në këtë çështje, për arsye se virusi kalon te gratë nga burrat e tyre në 95 për qind të rasteve”, tha ajo.

Davutoğlu u tha meshkujve që të shmangin marrëdhëniet seksuale jashtë martesore në mënyrë që të mbrojnë vetën dhe shëndetin e familjeve të tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here