Sarandiotët druajnë se peshkaqeni i zënë sot në detin e tyre do ta dëmtoj imazhin turistik të qytetit

0

“Rrjetat e peshkatarëve kanë zënë një peshkaqen sot në mëngjes në Sarandë”, ka njoftuar sot “SarandaWeb”. “Kurioziteti ishte i madh dhe të gjithë kalimtarët e momentit në bulevardin e Sarandës janë mbledhur për ta parë nga afër”, është njoftuar në njërën nga web faqet e qytetit të Sarandës. Lajmi i publikuar në disa media shqiptare i ka vënë në panik qytetarët e Sarandës. Komentet në këtë lajm kanë qenë nga më të ndryshmet por i gjithë debati më pas është bërë rreth asaj se sa mund të ndikojë lajmi, në imazhin e Sarandës si vend turistik. “Postimet e fenomeneve të tilla duhen publikuar me shumë kujdes pasi ne jemi vend turistik dhe imazhi është kryesori. Do ju lutesha ta sqaroni publikun që peshkaqeni rri në ujëra të ftohta dhe jo në bregdetin tonë. Ky është një peshkaqen i vogel dhe i padëmshëm. Nuk është armiqesor por shumë Miqësor …”, ka qenë komenti i një qytetari nga Saranda. “Kjo nuk është ngjarje e rrallë. Edhe herë të tjera kanë dalë peshkaqenë në brigjet e Sarandës. Aq më teper që ujërat e detit Jon janë të ftohtë pasi deti është i thellë dhe për me tepër derdhen në të ujërat e Bistricës. Zakonisht ushqehen me peshqë, që në anet tona ka me bollëk dhe nuk påra i ngacmojnë njerëzit. Megjithatë duhet bërë kujdes”, është përgjigjur tjetri. “Mos u friksoni, një që ishte e kapëm. Fatin e këtij do ta kenë”, është përgjigur administratori i webfaqes Saranda Web. “Ç’janë këto foto që publikoni, apo të tremben turistët edhe mos të vijnë për pushime dhe të na prishni punë me bizneset…”, ka pyetur një komentuese e gjinisë femërore. Shumica e komentuesëve megjithatë e kanë paraqitur si të parrezikshëm për njeriun, peshkaqenin e zënë.”Është galeo dhe hahet, nuk është agresiv, është peshk si të tjerët”, është përpjekur ta minimizojë rastin, një qytetar. “Uaaaaa, më zuri frika, kur të vij në gusht s’do të bëjë dot plazh”, ka thënë një grua. “Familje e peshkaqenit është por nuk ka rrezik, e morën të gjithin për supë, u knaq gjithë qyteti, me foto dhe mish”, ka komentuar një qytetar i cili duket se ka qenë afër zhvillimeve. “Është peshkaqen që ushqehet vetëm me peshqë”, ka siguruar një tjetër. Tjetri ndërkaq duke e krahasuar peshkaqenin e zënë me një tjetër ka bërë thirrje që të mos bëhet panik.”Mos u trembni se në Sarandë në gusht më kollaj të shtyp makina se të ha peshkaqeni”, ka porositur ai.

njerzia kqyr

kqyrni kqyrni

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here