Sarandë: Për një plagosje dhe tentim vrasje të policëve, 35 vjet burg

0

Taulant Xhini, nga Saranda që tentoi të vriste oficerët e policisë gjatë operacionit për arrestimin e tij, është dënuar me 35 vjet burg.

Nga hetimet është vërtetuar se Xhini kishte qëlluar me armë drejt policisë gjatë kohës kur ata kishin shkuar në Ksamil për ta arrestuar, në një banesë ku ai ndodhej i fshehur.

Shtetasi ishte në kërkim pasi kishte plagosur rojen e një hoteli, por pas kundërshtimit të policisë atij iu shtua edhe një tjetër akuzë, “Vrasja e e mbetur në tentativë të punonjësve të policisë”.

Arrestimi i Xhinit u bë në 2015-n nga forcat RENEA në Sarandë. Prokuroria kërkoi 35 vjet burg për të dhe gjykata la në fuqi të njëjtin dënim. I riu mohoi akuzën dhe tha se nuk ka qenë ai në banesën nga është qëlluar policia.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here