Sarandë: Një person i vë flakën vetes

0

Një person është lyer me benzinë dhe i ka vënë zjarrin vetes pasditen e së shtunes në qytetin e Sarandës.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 2, në hyrjen e pallatit ku personi në fjalë banon.

Ai ka marrë dëmtime të shumta në trup dhe pas mjekimeve paraprake është dërguar në drejtim të Tiranës për një mjekim më të specializuar.

Mësohet se ky qytetar ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike dhe gjithashtu vuante nga tensioni. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here