Saranda Halili: “Në Kosovë modelimi i paperspektivë, synoj të sfilojë jashtë vendit”

0

Të paperspektivë e sheh marrjen me modelim në Kosovë modelja Saranda Halili. Ajo thotë se aktualisht jeton e shkëputur nga ky profesion, porse nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të sfilojë jashtë Kosovës. Ajo tregon se model se idoli i saj është Miranda Kerr. Halili në një intervistë thotë se në këtë kohë po i përkushtohet leximit. Ajo në të ardhmen do që të jetë një edukatore e mirë për të rinjtë. Sipas saj, Kosova është atdheu i të gjithëve dhe duhet dashur nga të gjithë më shumë.

Kush është Saranda jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Saranda jashte skenës është shumë e thjeshtë, e çiltër e perkushtuar pas mësimit dhe familjes.

Në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Unë përveç modelimit kam punuar edhe si prezantuese në televizion, kam qenë edhe pjesë e disa reklamave televizive, por nuk mundë të flas për shkallë të ndonjë arritjeje, sepse nuk kënaqem me kaq.
Cili është suksesi që synoni ta arrini?

Në fushën e modelimit nuk e kam ndërmend të merrem më, duke marrë parsysh paperspektivën e këtij profesioni në vendin tonë, por synoj në të ardhmen të jem një edukatore e mirë për brezat e ardhshëm. Por nuk e përjashtoj mundësinë të sfiloj jashtë vendit.

A keni ndonjë idol që iu frymëzon?

Po idoli im që gjithmonë më ka frymëzuar është Miranda Kerr.

Pse keni zgjdhur të studioni Edukimin fillor?

Më pëlqenë shumë edukata, dhe duke e parë që shumica e të rinjëve eskalojnë nga edukata e kam zgjedhur këtë drejtim qe pak a shumë të kontriboj në këtë aspekt.

A ndiheni mirë në Shtime dhe a iu pëlqen si qytet?

Po shumë ndihem mirë në Shtime dhe nuk kam se si mos ta dua vendin tim ku jam lindur dhe rritur.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Tani jam duke e lexuar Librin “Engjulli Mbrojtës” dhe po më pëlqen shumë, do të vazhdoj të lexojë dhe të tjerë dhe kjo është koha ku më së shumti i kushtoj leximit.

Çfarë nuk iu pëlqen në Kosovë dhe për çfarë e doni Kosovën?

Në Kosovë ka shumë gjëra që nuk më pëlqejnë, por gjëja që më së shumti më preokupon tani për tani është emigrimi i shqiptarëve jashtë vendit. Kjo për mua është shumë shqetësuese. Kosoven e dua, sepse është vendi im dhe të gjithë duhet ta duam.
Si është një burrë ideal në mendjen tuaj?

Unë tashmë e kam takuar personin tim ideal ku dhe ka të gjitha ato parimet e idealizmit tim.

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Në radhë të parë të diplomoj me afat, të vazhdoj master, por të merrem edhe me diç që ka të bëjë me të bukurën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here