Sami Lushtakun do ta mbrojë në Hagë ish-prokurori i rastit të Millosheviqit, tani avokat, Geoffrey Nice

0

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Millosheviqit, është avokat i Sami Lushtakut në Hagë.

Avokati britanik, Geoffrey Nice është angazhuar për ta mbrojtur në Gjykaten Speciale, ish-komandantin e UÇK’së në Zonen e Drenicës, Sami Lushtakun.

Angazhimin e Nice’it, krahas avokatit Arianit Koci, e ka konfirmuar vetë Lushtaku për Gazetën Express..

“Po, e kam angazhuar z. Geoffrey Nice”, ka thënë shkurt ish-komandati i UCK’së, që tash udhëheq degën e PDK’së në Skenderaj. 

Të ftuar të tjerë për intervistim nga Zyra e Prokurorit Specialist janë edhe Rrustem Mustafa – Remi, Sylejman Selimi, Sabit Geci, Sabahajdin Cena, Remzi Shala, Nazif Mehmeti, Reimonda Rreci, Safet Syla.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/geoffrey-nice-mbron-sami-lushtakun-kete-jave-ne-hage-615317/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here