Sami Kafegjolli, kryetar i ri i degës së LDK-së në Malishevë

0

Sami Kafegjolli, kryetar i ri i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë. Në Kuvendin Zgjedhor të degës që është mbajt sot në Malishevë mësohet se ai e ka patur për kundërkandidat kryetarin e deritashëm të degës së LDK-së Januz Kastratin, të cilin sipas njoftimeve e ka mundur për një votë, përkatësisht 49:48. Lajmin dhe rezultatin për Portalin Online e ka konfirmuar kryetari i deritashëm i degës, Januz Kastrati. Ai ka thënë se është plotësisht i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor. “Urojë të shkojnë kështu zgjedhjet edhe në degët tjera, çdo gjë ishte në rregull”, ka thënë Kastrati. Januz Kastrati ka qenë kryetar i degës së LDK-së që nga paslufta. Sami Kafegjolli është jurist me profesion. Aktualisht është drejtor i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme në Komunën e Malishevës, post të cilin e ka fituar pas koalicionit Nisma-LDK. I pranishëm në Kuvendin e degës së LDK-së nga qendra e partisë në Prishtinë ka qenë Anton Quni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here