Sali Berisha:”Ta mbështesim të gjithë Elhaida Danin”

0

Ish kryeministri shqiptar dhe deputeti aktual i PD të Shqipërisë Sali Berisha i uron sukses Elhaida Danit e cila sonte përfaqëson Shqipërinë në Eurosong 2015.”Duke i uruar suksese Elhaides,lutja e parë shkon për të gjithë ju miq,kudo që jetoni,t’i japim Elhaides mbështetjen tonë”porositë Berisha.

Ja postimi i plotë i Berishës në rrjetin social Facebook:

“Te dashur miq, sot ne mbremje nis festivali europian i kenges, Eurosong 2015, dhe vendi yne perfaqesohet nga kengetarja jone virtuoze Elhaida Dani me kengen e saj “I’m alive” (Jam gjalle). Duke i uruar suksese Elhaides lutja e pare shkon per te gjithe ju miq, kudo qe jetoni, ti japim Elhaides mbeshtetjen tone. Elhaida eshte padiskutim nje nga ambasadoret me te shkelqyera te vendit tone ne mbare Europen dhe me talentin e saj ajo ka bere shume per ne. Sonte, le te shprehim te gjithe mirenjohjen e dashamiresine tone e ta votojme ne numrat perkates te telefonit, qe do te shfaqen ne ekran.

Elhaida mban sonte ‘KODIN 14’, dhe duke votuar kete kod ne numrin e telefonit qe do te vihet dispozicion le te kontribuojme qe Elhaida dhe Shqiperia te rrugetojne drejt fitores se merituar dhe historike ne Eurovizion!

Elhaida Dani e ka fituar betejen e saj artistike ne rrjetet sociale dhe mediat nderkombetare si nje nga pretendentet absolute per triumf ne finalen e Eurovision-it te Vjenes. Sonte ne me voten tone masive permes sms-ve telefonike, kurorezojme Elhaiden, si Princeshen e muzikes moderne shqiptare!… Ajo qe dy vjet me pare emocionoi mbi 70 milione italiane e se bashku me ta edhe maestro Riccardo Coccianten, sonte padyshim qe do te jete “Margherita” me e bukur e skenes vjeneze te Eurovizionit!… Suksese Elhaida Dani! sb”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here