Sali Berisha: “S’ka prostitutë në botë të thotë se i detyrohem një qindarkë”

0

Ish-kryeministri Sali Berisha foli në seancën e radhës në Kuvend në lidhje me akuzat se ai ka lidhje me aferën e mbledhjes së borxheve të CEZ.

Duke folur, në rrëmbim e sipër, Berisha tha se nuk ka një prostitutë që të thotë se i detyrohet ndonjë qindarkë.

“Unë jam Sali Berisha, unë jam ky që jam, 25 vjet rresht. Për një fakt të thjeshtë, që nuk i detyrohem kujt, cilitdo, burrë i ndershëm në çdo nivel apo maskara në çdo nivel, qoftë edhe një qindarkë. Nuk gjen njeri që të më thotë se më bëri një nder në këmbim të një qindarke. Nuk ka grua të ndershme e të pandershme, që nga prostitutë shtylle, që të thotë se i detyrohem ndonjë qindarkë,” tha Berisha, duke shkaktuar humor në sallën e Kuvendit./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here